Granit Xhaka është përfolur gjatë për një kalim te Roma, një ide që erdhi pikërisht nga Murinjo, i cili e dëshironte ta kishte nën urdhërat e tij. Por Arsenali nuk do të heqë dorë aq lehtë nga kapiteni i saj, aq më tepër pas paraqitjeve fantastike të realizuara në Europian. “Topçinjtë” kërkojnë 20 milionë për ta lënë të lirë, por italianët nuk shkojnë përtej 15 milionëve.
Megjithatë në mes është edhe dëshira e vetë lojtarit, i cili joshet nga ideja për të punuar me një trajner si Zhoze Murinjo. Xhaka ka arritur marrëveshjen personale me klubin, duke pranuar një kontratë 4-vjeçare me pagesë 2.5 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër, për të bindur Arsenalin, mesfushori shqiptar i fal londinezëve gjithë bonuset e fituara me ta për t’i kënaqur kështu financiarisht dhe për të dhënë dritën jeshile për transferimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/