Ka harruar shijen e golit me Bolivarin, amerikano-jugorët me ndryshime: Kemi oferta për Sadikun, por…

Armando Sadiku i befasoi të gjithë me kalimin e tij në radhët e Bolivarit, duke u bërë shqiptari i parë që luan në Amerikën e Jugut. Sulmuesi shqiptar shkoi me qëllime të qarta në La Paz, por nuk mundi dot të tregojë në fushë arsyen përse klubi vendosi ta blinte.

Elbasanasi ka harruar shijen e golti në Bolivi, prandaj e ardhmja e tij mund të mos jetë për një kohë të gjatë në këtë kampionat. Klubi i Bolivarit ka vendosur të bëjë ndryshime, teksa ka ndërruar kreun e pankinës, duke emëruar Antonio Karlos Zagon si timonierin e ri.

Trajneri i ri mund të vendosë të sjellë përforcime të reja, ku nëse do të synohet për lojtarë të huaj, atëherë njëri prej 6 të tillëve që janë ende në ekip duhet të largohet. Mes këtyre emrave është edhe Armando Sadiku. Vetë drejtori sportiv i Bolivarit ka pranuar se në adresë të klubit ka oferta për shqiptarin, por nuk kanë qenë bindëse.

“Klubet kanë pyetur për Sadikun dhe për lojtarë të tjerë, por nuk ka propozime bindëse në tryezë”, është shprehur Javier Recio./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *