Ekipet shqiptare kanë bërë hapin pozitiv në mbrëmjen e djeshme duke u kualifikuar që të treja në turin e dytë të “Conference League”. Kjo është tregues për faktin se futbolli ynë po rritet nga viti në vit me cilësi. Padyshim që vëmendjen më të madhe e mori Vllaznia e cila arriti të eliminonte Siroki Brijeg, megjithëse këta të fundit kishin edhe mbështetjen e arbitrit në përballjen e parë.
Ndërkohë nga krahu tjetër ka performuar në “Conference League” edhe Eldorian Hamiti. Bilbili i Superiores ndodhej në ndeshjen mes La Fiorita të San Marinos dhe Brikirkara të Maltës. Në total arbitri shqiptar ka nxjerrë 5 kartonë të verdhë, ndërsa e ka pasur ndeshjen gjatë gjithë kohës nën kontroll, nisur kjo edhe nga koeficienti i ulët i vështirësisë. /Sport Ekspres/