Dinamo po vazhdon që të sjellë emra me eksperiencë dhe peshë të madhe në kryeqytet. Zyrtarizimi i fundit që vjen nga dinamovitët është Besir Demiri. Teksa mbërriti me bujë të madhe te Kukësi, lojtari nga Maqedonia e Veriut që ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Shqiptare nuk arriti të linte gjurmë në një skuadër që nuk po shkonte asgjë mirë. Këtë herë Dinamo beson se Demiri do të shpërthejë në Superligën Shqiptare duke përforcuar organikën e saj. /Sport Ekspres/
Futboll Klub Dinamo vazhdon të kompletojë organikën e futbollistëve. Firma e rradhës është lojtari polivalent i Kombëares së Maqedonisë së Veriut, Besir Demiri. 26-vjeçari, pas eksperiencave me klube në Ukrainë, Sllovaki, Maqedoninë e Veriut dhe Superligën Shqiptare ka arritur akordin me Dinamon.