Në ditën e sotme do të luhet edhe akti i dytë për ekipet shqiptare që përballen në “Conference League”. Laçi-Podgorica është një prej sfidave që ka vëmendjen e madhe pasi kurbinasit duhet të fitojnë me patjetër kundër debutuesëve në Europë. Ndeshja e parë u mbyll në shifrat 1-0 për rivalët me penalltinë e humbur nga Mazrekaj në minutën e fundit, ndërsa përballja do të transmetohet në “RTSH” dhe “Supersport 2”.
Nga krahu tjetër Vllaznia-Siroki Brijeg ku pritet që të shohim hakmarrjen dhe përmbysjen e shkodranëve do të ketë sërish mbulim nga “RTSH”, por edhe në “Supersport 3”. Sa i përket ndeshjes mes Sfintul Gheorge dhe Partizanit, në faqen zyrtare të klubeve do të vijë edhe linku për të ndjekur transmetimin direkt në internet. /Sport Ekspres/