Teuta u eliminua mbrëmjen e sotme nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve, por aventura europiane nuk do të ndalet këtu për ta. Skuadra durrsake tashme do të jetë pjesë e Ligës së Konferencëa, ku do të luajë në turin e dytë kualifikues. Kampionët e Shqipërisë kane shansin të kalojnë të paktën një kundërshtar në këtë kompeticion, teksa fati i buzëqesh me rivalin që i servir përballë.
Inter Club de Escalantes është pengesa e Teutës në Ligën eKonferencës. Skuadra nga Andorra nuk mundi dot të kalonte fazën paraeliminatore në Ligën e Kampionve dhe tashmë provon fatin në kompeticionin më të ri të UEFA-s kundër Teutës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/