Nuk e bind as fitorja 0-4, trajneri rival zbulon mesazhin për lojtarët para Teutës: Dilni dhe luani, mos mendoni për rezultatin

Teuta do të luajë duelin e kthimit të martën në orën 19:00. Durrsakët janë thuajse të eliminuar që në turin e parë të Champions League, teksa u mposhtën me shifrat 0-4 nga Sherif Tiraspoli në “Niko Dovana”. Por pavarësisht këtij rezultati, trajneri i moldavëve nuk ka ndërmend të lëshojë pe në fushën e lojës. Juri Vernidub ka folur përpara mediave, ku është shprehur se këshilla e tij për lojtarët është që të dalin e të luajtur pa e dërguar mendjen e tyre te rezultati.

“Mendoj se jemi gati mirë. Kanë kaluar 6 ditë nga ndeshja e mëparshme. Gjëja më e rëndësishme është të mos merremi me rezultatin që treguam në Shqipëri. Ne e studiuam kundërshtarin edhe më mirë. Ky është futbolli. Dhe kishte shumë raste kur ekipi luajti rezultate edhe më të mëdha. Mendoj se djemtë e kuptojnë këtë, ata do të dalin dhe do ta luajnë këtë ndeshje me dinjitet. Të gjithë djemtë që ishin në Shqipëri janë gjallë, të shëndetshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar ekipin.

Çfarë i them lojtarëve përpara takimit me Teutën? Dilni dhe luani, mos mendoni për rezultatin. Përkundrazi, duhet menduar vetëm për fitoren. Ne jemi të detyruar të dalim dhe të tregojmë një lojë të mirë. Për më tepër, nesër do të ketë spektatorë në lojë, 30 përqind të kapacitetit. Është shumë e rëndësishme. Njerëzit do të vijnë për të mbështetur ekipin e tyre të preferuar. Ne duhet t’i falënderojmë ata me një lojë të mirë“, ka deklaruar Juri Vernidub./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *