Lëvizja e Southgate ka rezultuar tërësisht e dështuar në finalen mes Anglisë dhe Italisë. Tekniku i “tre luanëve” ka menduar për ruletën ruse në minutat e fundit të takimit duke hedhur në fushë Sanchon dhe Rashford.
Këta lojtarë janë aktivizuar në minutën e 120, ndërsa si për ironi të fatit ishin njëkohësisht dy nga tre futbollistët anglez që dështuan për të dërguar topin në rrjetë. Kjo e bënë Southgate që të kritikohet më shumë, teksa largoi nga fusha Henderson që ka gjithë eksperiencën dhe klasin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë nga 11-metrat. /Sport Ekspres/