Argjentina ka arritur që të fitojë Kupën e Amerikës duke mundur Brazilin në shifrat 1-0. Goli u realizuar nga ana e Di Marias në minutën e 22 që kaloi portierin kundërshtar me parabël. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë ka nisur edhe shpëthimi emocional për Lionel Mesin që ishte mes lotëve.
Në kabinetin e tij të trofeve mungonte ky kurorëzim me Argjentinën, teksa ishte hera e parë që arrin të fitojë me Kombëtaren. Për këtë arsye edhe futbollistët argjentinas as që donin t’ia dinin për trofeun e fituar, por dëshira e tyre më e madhe u realizua që të shihnin Lionel Mesin duke fituar edhe me Kombëtaren. Thuajse të gjithë lojtarët e Argjentinës kanë shkuar për të ngritur në peshë Mesin dhe për ta festuar në këtë mënyrë trofeun e tyre. /Sport Ekspres/
As a football fans, i’m glad to see this guy win a trophy with argentina at the end of his career. Will be missed. Lionel Messi?? pic.twitter.com/474yrYcFqX
— Dandy (@DandyRachmat) July 11, 2021