“It’s coming home? Nuk dua ta dëgjoj prej 25 vitesh”, Southgate ka kërkesë për tifozët: Mos i vërshëlleni himnin, motivohen më shumë

Gareth Southgate ka folur në konferencë për shtyp në vigjilje të finales së Euro 2020. Trajneri i Anglisë ka vetëm një qëllim në mendjen e tij dhe ai është të bëjë diçka unike duke fituar këtë trofe. Southgate ka folur edhe për frazën e famshme “Is’s coming home” që e ka shoqëruar në këtë Kampionat Europian, të cilën shprehet se nuk ka dashur ta dëgjojë prej 25 vitesh. Arsyeja e vetme është fakti se e njëjta frazë e përndoqi edhe në vitin 1996, kur Anglia u eliminua në gjysmëfinale nga një penallti e humbur e tij.

“Ne jemi në finale dhe ne jemi këtu për të fituar. Duam të shkojmë në shtëpi me kupën në duar. Të gatshëm, të përgatitur taktikisht, djemtë janë mësuar të luajnë ndeshje të këtij lloji. Ne ??duam të bëjmë diçka të rëndësishme, diçka unike. Ky është momenti ynë, ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk është e rëndësishme. Ne kemi respekt për të kaluarën, por tani vetëm e tashmja vlen.

It’s coming home? Nuk doja ta dëgjoja për 25 vite sepse më lëndoi. Një mesazh pak arrogant? Duhet të njihni anglezët dhe historinë tonë për ta vlerësuar atë, nuk ka asgjë fyese. Është një atmosferë e shkëlqyer në “Wembley”-n e ri. Ishte mirë të merrja një letër nga Mbretëresha dhe Kryeministri, është një shenjë e madhe mirënjohjeje për ne.

Do të jetë absolutisht e rëndësishme të mos vërshëllehet himni i Italisë. Është mospërfillës dhe nuk do t’i frikësojë ata. Shpesh kur vërshëllejnë himnin tonë, ne motivohemi edhe më shumë”, ka deklaruar Gareth Southgate./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *