Dritan Shakohoxha kandidon për kreun e FSHF-së, Gerti Çarçani: Shanset janë njëlloj sa të moderoj unë “Zonën e Lirë”

Dritan Shakohoxha do të ketë komentin e fundit në finalen e Europianit mes Anglisë dhe Italisë. Më pas është njoftuar edhe për largimin nga televizioni dhe do të kandidojë për kreun e FSHF-së me presidentin aktual, Armand Duka. Por sa shanse ka Shakohoxha për ta fituar këtë garë? I ftuar në “Zonën e Lirë” ishte Gerti Çarçani që zgjedh të bëj një krahasim të veçantë.

“E drejta e kandidimit është e gjithëkujt. Pa fyer dhe Shakohoxha nuk mendoj se do të mërzitet, por unë mendoj se mund të bëhet president i FSHF në momentin që unë do të moderoj Zonën e Lirë. Përse futet? Duhet ta thotë vetë”, u shpreh Carcani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *