Do të hapi shumë polemika/ Zgjidhen arbitrat e finales në VAR, të njëtët që dhanë penalltinë e dyshimtë për Sterling

Një penallti e dyshimtë në minutën e 103-të ishte ajo që vendosi kualifikimin historik në finale të Kampionatit Europian për Anglinë. Rahim Sterling rrëzohet në zonë pas një kontakti të lehtë me mbrojtësin e Danimarkës dhe VAR-i ishte i sigurt për të akorduar 11 metërsh. Ky vendim u pasua me polemika të mëdha pas ndeshjes, teksa solli golin e fitores për “tre luanët”.

Megjithatë këto polemika mund të vazhdojnë të jenë prezente edhe më tepër tashmë kur mbetemi 2 ditë përpara finales së madhe. UEFA ka zgjedhur arbitrat e sfidës mes Italisë dhe Anglisë që do të merren me shqyrtimin e rasteve të dyshimta në dhomën e VAR-it. Do të jenë po të njëjtët ata gjyqtarë që dhuruan penalltinë e dyshimtë në favor të Anglisë ata që do të jenë të ulur përpara monitorit të VAR-it në mbrëmjen e 11 korrikut, holandezi Paul Van Bokel dhe gjermani Christian Gitelman./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *