La gjurmë në vitrinën e Europianit, dy skuadrat e njohura në Seria A kërkojnë Alioskin

Alioski ishte një nga personazhet që u përfol më shumë në Euro2020, pas problemit me lojtarin austriak Arnautoviç. Mbrojtësi shqiptar, i cili luan te Maqedonia e Veriut shënoi një gol kundër Ukrainës, duke lënë shenjën e tij në këtë kompeticion.

Performancat e mira të shqiptarit i dhanë frytet e para, pasi tashmë Milani dhe Roma janë të interesuara për të marë shërbimet e tij. Skuadra e Romës, e cila tashmë drejtohet nga Mourinho janë duke kërkuar një mbrojtës të majtë për të zëvendësuar Spinazzolan e dëmtuar. Ndërsa tek Milani, lojtari i Leeds do të ishte rezerva e Theo Hernandez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *