Italia do të luajë kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Europianit, por “axurrët” nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre. Ashtu si nga krahu tjetër edhe spanjollët janë pa mbështetësit në këtë ndeshje pasi ndeshja zhvillohet në “Ëembley”.
Vendi është mbërthyer sërish në rregullat e ashpra për shkak të shpërthimit të variantit të ri të COVID, ndërsa në stadium do të jenë vetëm tifozët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar për të mos rrezikuar shpërthimin e mëtejshëm të pandemisë. Kjo e ka shqetësuar edhe më shumë trajnerin Mancini që e cilëson garën si të padrejtë.
“Fakti se nuk do të ketë tifozë nga Italia dhe Spanja e bën këtë garë të padrejtë. Sigurisht që është më mirë për ne që të jemi përpara tifozëve tanë sesa përpara disa njerëzve, kjo është e bukura e këtij sportiv. Për mua është e padrejtë që stadiumi nuk do të jetë gjysmë i mbushur me italianë dhe gjysmë i mbushur me spanjollë”, ka thënë Mancini. /Sport Ekspres/