Tonali është lojtari më i ri i Milanit. Drejtuesit kuqezinj kanë mbyllur marrëveshjen me skuadrën e Breshias, duke futur në skemën e transferimit lojtarin e Primaveras, Olzer, vlera e kartonit të të cilit u cilësua me vlerën prej 10 milion eurosh. Ndërsa 15 milionë euro u paguan CASH, duke shkuar në total me një shifër prej 25 milionë eurosh.
Performanca e dobët e Tonalit me Milanin si dhe dëmtimet e shumta detyruan skuadrën e Breshias të ulë vlerën e kartonit të lojtarit italian. Tashmë, teksa nuk ka përfunduar ende Euro 2020, Milani ka siguruar konfirmimin e Brahim Diaz, Fikayi Tomorri dhe Sandro Tonali. Stefan Pioli beson në lojtarët e rinj dhe konsolidimi i këtyre tre lojtarëve është një hap i mirë drejt suksesit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/