Nga rekordi në rekord/ Ja sa italianë ishin të mbërthyer për të parë ndeshjen me Belgjikën, futbolli është ajo që politika nuk arrin dot

Futbolli është pjesa që politika dëshiron gjithmonë të arrij, por di vetëm të dështojë me sukses. Një numër jashtëzakonisht i lartë ishte ai i mbrëmjes së djeshme me tifozët italianë që nuk e kanë humbur ndeshjen kundër Belgjikës. Sipas statistikave të fundit ishin më tepër se 15 milionë italianë që e kanë ndjekur këtë përballje të Europianit, ndërsa flasim për një shtet që me statistika të përgjithshme rregjistron 60 milion banorë.

Rekordi i mëparshëm u vendos në ndeshjen kundër Austrisë atje ku ishin 13 milion italianë që e ndoqën Kombëtaren e tyre. Një tjetër tregues ky që Italia ka gjithë popullin në krahun e saj me misionin e vetëm për të sjellë lotët e gëzimit në vendin që u prek më shumë nga COVID-19 në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *