Uri Geller është magjistari, iluzionisti i njohur izraelit me pasaportë britanike. I njohur për bëmat e tij mediatike duke vendosur fatin e ndeshjeve, të paktën kështu pretendon vetë Geller, i dha më tepër jehonë zërave mbi mashtrimet në përballjen Angli-Skoci.
Geller u shpreh se do të ndihmonte Skocinë që të fitonte ndaj Anglisë në mënyrën e tij duke dalë përpara ndeshjes në intervistë, ndërsa takimi doli në barazim. Ndërkohë pasi Thomas Muller humbi kundër Anglisë rastin e pafalshëm, Geller pretendon se është merita e tij.
“Po sigurisht që është merita ime. Unë bërtita, një, dy, tre dhe përkulem”, tha Geller për mediat në Angli. /Sport Ekspres/