Më shumë se 250.000 personave kanë nëshkruar peticionin për të përsëritur ndeshjen mes Francës dhe Zvicrës. Gjithçka lidhet me pozicionimin e portierit Sommer gjatë penalltisë së fundit që u humb nga Mbape, duke vendosur kualifikimin e helvetëve më tej në Europian.
Gardiani i Zvicrës duket se është një hap përpara në momentin që Mbape bëhet gati për të shkelmuar topin. Një pozicionim ky që kërkonte përsëritjen e penalltisë, por edhe pse kishte një moment kontrolli, do të akordohej si e saktë. Tashmë tifozët kanë kërkuar përsëritjen e ndeshjes nëpërmjet peticioneve, megjithëse kjo kërkesë rezulton si çmenduri. /Sport Ekspres/