Bledian Koka krenohet me ekipet e zemrës: Këtu duket tifozi që zgjedh historinë! Tirana, Milan dhe Italia

Bledian Koka është edhe një dashamirës i futbollit, ndërsa sot ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Nisja është bërë duke kujtuar ekipet që Koka ka zgjedhur për të mbështetur, teksa krenohet me historinë e tyre. Për ta nisur që nga Superiore, për të vazhduar me kampionatet europiane të futbollit dhe për ta mbyllur me Kombëtaren e dytë të preferuar pas Shqipërisë.

“Tifoz i sportit duket nga ekipet që bën tifo. Tirana, Milani, Italia, këto ekipet e mira dhe të historisë. Italianët e përjetojnë shumë futbollin me ndjenjën e përkatësisë. Kjo mund të shihet që te himni dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Pra Kombëtarja nuk është me “Old Fashion”. Ne këtu kemi qenë kur Greqia kur fitoi Europianin. E dimë edhe rastin kur Danimarka fitoi Europianin”, tha Koka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *