Eliminimi nga Europiani ka sjellë situata aspak të mira jo vetëm te Franca, por edhe te Kroacia. Tek të dy këto Kombëtare ka pasur një klimë jo të mirë dhe tension brenda grupit të futbollistëve përgjatë gjithë kompeticionit.
Ndërkohë pas eliminimit nga Europiani ka nisur përplasja e vërtetë. Trajneri i Kroacisë ka fajësuar Ante Rebic që përpara se Spanja të shënonte golin e parë, doli nga fusha e blertë duke e lënë Kombëtaren me një lojtar më pak.
Spanjollët e shfrytëzuan menjëherë mundësinë për të gjetur barazimin pas autogolit të Pedrit. Kjo e ka acaruar së tepërmi Rebic që si për të thelluar skandalin dhe mosmarrëveshjen me trajnerin ka shkruar në “Instagram”:
“Nuk ka rëndësi se kush është përgjegjësi. Ne kemi luajtur një futboll mu.. për 2-3 vite. Kjo është e vërteta. Më e rëndësishmja është fakti se nuk ka një emër që mund të vlerësojë një brez të jashtëzakonshëm të lojtarëve te Kroacia”, tha Rebic.
Menjëherë pas këtij mesazhi ka ardhur edhe mbyllja e llogarisë në “Instagram”. Kjo lidhet edhe me faktin se të gjithë tifozët e Kroacisë i janë vendosur kundër lojtarit se nuk e ndien peshën e fanellës. /Sport Ekspres/