“Nuk më befason eliminimi i Francës“, Veseli kujton arritjet si kapiten i Zvicrës: Bashkë me Xhakën ishim plot me talent

Zvicra bëri surprizën e papritur në këtë Kampionat  Europian, duke eliminuar kampionët e Botës, Francën. Por ky sukses nuk befason aspak Frederik Veselin, i cili në të shkuarën ka ndarë fushën me një pjesë të lojtarëve të kësaj Kombëtareje. Mbrojtësi shqiptar ka mbajtur shiritin e kapitenit për hlevetët në vitin 2009, atëherë kur me ekipin U19 të Zvicrës do të shpallej kampion bote. Në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport“, Veseli tregon më tepër rreth këtij suksesi me Zvicrën si dhe për eliminimin e Francës nga helvetët.

“Çfarë mbaj mend për atë aventurë në të cilën mora pjesë me Xhakën, Rodriguez dhe Seferovic? Ne ishim fëmijë me një ëndërr: të bëhemi të fortë dhe të marrim kënaqësinë e madhe me futbollin. Kishim personalitet. Ne ishim plot talent, mësuam shumë gjërat në ato vite dhe pastaj secili prej nesh bëri rrugën e tij. Përparimi i Zvicrës në këtë Kampionat Europian nuk më befason. Unë u befasova nga paraqitjet e para të këqija sepse e di vlerën e lojtarëve. Zvicër e jashtëzakonshme”, ka thënë Frederik Veseli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *