Partizani përcakton stadiumin ku do luhet ndeshja e Europës dhe jep arbitrat, konfirmohet kthimi i tifozëve në Shqipëri

Përpos Europianit në këto kohë ekipet shqiptare janë duke u përgatitur edhe për ndeshjet e tyre në Europë. Partizani ka njoftuar së fundmi se ndeshja kundër ekipit moldav të Sfintul Gheorghe do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje do të luhet në orën 20:00, ndërsa arbitri kryesor do të jetë zvicerani Lukas Fandrik. Njëkohësisht është konfirmuar rikthimi i tifozëve në stadiume që do të jetë në masën 30%. /Sport Ekspres/

Skuadra nis sezonin e ri futbollistik 2021 -2022 si pjesmarrëse në Ligën e Konferencës. Në turin e parë eleminator të kompeticionit më të ri evropian, të kuqtë do të përballen me ekipin moldav FC Sfintul Gheorghe. Saktësojmë se takimi parë në program në 8 korrik do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan në orën 20:00. Ky takim do të gjykohet nga zvicerani Lukas Fandrik, i asistuar nga Jonas Erni dhe Guilame Maire , ndërsa arbiter i katërt do të jetë Stefan Horisberger. Siç edhe është vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në vend, duke filluar nga data 1 Korrik stadiumet do të hapen pjesërisht dhe pjesmarrja e publikut në ndeshje do të lejohet 30% e kapacitetit të stadiumeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *