Dinamo e ka marrë shumë seriozisht projektin e ri pas ardhjes në Superiore. Në stolin e kryeqytetasve është ulur Bledi Shkëmbi që pritet të ketë gati një organikë cilësore për të konkurruar denjësisht mes ekipeve më të mira në Shqipëri. Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i mbrojtësit Aleksandar Sofranac.
Ky i fundit është pjesë e Kombëtares së Malit të Zi, ndërsa gjithashtu ka CV të pasur teksa ka qenë pjesë e Sarajevos, Cercle Brugge në Belgjikë dhe Rijekës. Padyshim që afrimi i një futbollisti me kualitete të tilla e siguron më tepër prapavijën e Dinamos që hedh kandidaturën pa nisur ende sezoni për objektiva madhore. /Sport Ekspres/