Europiani i Gasperinit! Lojtarët e Atalantës shkëlqejnë në turne, vendimtar për Kombëtaret përkatëse

Nje tjetër lojtar i Atalantës shënoi në ndeshjet e Euro 2020. Bëhet fjalë për Marko Pasaliç i cili realizoi për Kroacinë në minutën e 92-të, për ta dërguar sfidën Spanjë-Kroaci në kohën shtesë. Ish lojtari i Milanit ishte një nga më të mirët në fushë, deri në momentin që Spanja shënoi golin e 5-të. Joakim Maehle dhuroi një asist dhe shënoi një gol për Danimarikën, ndërsa vetëm tre ditë më parë Pesina shënoi golin e dytë për Italinë.

Pa harruar edhe shkëlqimin e Gosens me Gjermaninë, teksa ky lojtar vendosi i vetëm triumfin me Portugalinë. Malinovski do të ketë mundësinë të dhurojë një performancë të shkëlqyer tek Ukraina, në sfidën ndaj Suedisë. Një gjë është e sigurtë, Gasperini ka krijuar një ekip kampionësh nga hiçi tek Atalanta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *