Xhaka dhe Shaqiri “mbretërit” e reklamave te Zvicra, ja sa përfitojnë dy lojtarët shqiptarë për postimet në “Instagram“

Reklamat janë një burim i madh financiar për të gjithë sportistët, në veçanti futbollistët të cilët kanë miliona ndjekës në rrjete sociale. Shqiptarët që luajnë për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri grumbullojnëë një shumë të mirë te ardhurash nga Instagrami. Shaqiri numëron 2.6 milionë ndjekësish në Instagram, ndërsa Xhaka 2 milionë të tillë. Agjensia zvicerane Gamned deklaron se Xhaka dhen Shaqiri fitojnë 3% të ndjekësve nga reklamat në Instagram.

Saktësisht sipas kësaj agjensie, Xhaka vlerësohet në gati 90,000 franga (110 mijë dollarë), ndërsa Shaqiri 100,000 franga afërsisht (121 mijë dollarë). Në përqindje Xhaka dhe Shaqiri përfitojnë më shumë se Ronaldo dhe Neymar (2% dhe 1%), po duke krahasuar numrin e ndjekësve, te ardhurat personale janë shymë herë më të pakta se ta./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *