Ed Sheeran relakson Kombëtaren angleze, Southgate organizon koncert përpara duelit me Gjermaninë

Angli-Gjermani do të jetë sfida më e bukur e fazës 1/8 të Uefa Euro 2020. Anglezët e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë në kuotën e 7 pikëve, ndërsa nga ana tjetër Gjermania e siguroi kualifikimin vetëm në minutën e 84-të, duke u pozicionuar në vendin e dytë. Megjithatë pavarësisht formës së dobët të gjermanëve, historia flet që Anglia nuk e ka patur asnjëherë të lehtë me këtë kunndërshtar.

Për të çliruar lojtarët e tij nga emocionet, trajneri i Anglisë, Southgate ka surprizuar të gjjthë, duke organizuar një koncert të këngëtarit Ed Sheeran. Sipas mediave lokalë, futbollistët ishin shprehur mjaft të lumtur për këtë veprim nga ana e trajnerit të tyre, duke hequr sado pak vëmendjen nga faza e eleminimeve të Euro 2020./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *