Itali-Austri do të jetë ndeshja e sotme pas fazës së grupeve ku do të përcaktohet Kombëtarja që do kalojë më tej në çerekfinale. Trajneri Mancini është shprehur se pret që lojtarët e tij ta shijojnë këtë ndeshje, ndërsa nuk ka asnjë pikëpyetje të vetme për fatin e vazhdimësisë.
Ajo që duhet të veçohet në këtë pjesë edhe fakti që tekniku i axurrëve ndryshoi tempullin e futbollit, katenaçon. Ndeshja me Uellsin e dëshmoi qartësisht se te Italia nuk lidhet suksesi me çështjen e emrave, por të mentalitetit. Mancini ndërroi 8 futbollistë nga formacioni titullar dhe arriti sërish që t’ia dalë duke fituar ndaj Uellsit. Ky është tregues i qartë se te Austria duhet të përgatiten vetëm për ta vendosur sa më shumë në vështirësi Italinë pasi kualifikimi është “mision i pamundur”. /Sport Ekspres/