6 tifozë kanë përjetuar një aventurë të pakëndshme disa ditë më parë në ndeshjen Hungari-Francë. Ata ishin nisur nga Franca për në Budapest për të parë skuadrën e tyre të zemrës, por përfunduan në Bukuresht të Rumanisë.
Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari ukrainas i “Jurnalul National” i cili kishte vërejtur 6 francezë në mes të tifozëve ukrainas. Megjithatë për të mos u shkuar mundi dëm ata kanë parë kombëtaren e Ukrainës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/