Gjermani-Angli dhe Portugali-Belgjikë janë sfidat më të nxehta të fazës 1/8 të Euro 2020. Gjermanët janë një Kombëtare me emër të madh, megjithatë vitet e fundit nuk kanë treguar një formë të mirë.
Në Botërorin e Rusisë 3 vite më parë, pancerat u eleminuan që në grupe, ndërsa ditën e djeshme shpëtuan nga turpërimi vetëm në minutën e 84-të.
Edhe Anglia nuk ka treguar një formë shumë të mirë, pasi ka shënuar vetëm 2 gola ndonëse ka grumbulluar 7 pikë. Për momentin ishullorët janë në formë më të mirë se Gjermania, por historia na tregon të kundërtën, prandaj kjo ndeshje është e gjitha për tu parë.
Portugalia arriti të kualifikohet si e treta më e mirë. Edhe pse mposhtën 3-0 Hungarinë, gjithçka u bë e vështirë për Ronaldon dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët morën vetëm një pikë ndaj Gjermanisë dhe Fancës.Nga ana tjetër Belgjika po tregon që është një nga favoritet kryesore, teksa ka grumbulluar 9 pikë nga 9 të mundshme në fazën në grupe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/