Suedi-Poloni do të ketë zhvillime edhe për Shqipërinë, mund të ndeshemi me një “fytyrë të re” për ëndrrën e Botërorit

Suedi-Poloni do të jetë ndeshja që pritet të vendos shumë për Kombëtaret që do të kualifikohen më tej në Grupin E. Aktualisht polakët mbajnë vendin e fundit të renditjes me një pikë, megjithëse kanë një yll si Robert Leëandoëski në grupin e tyre. Nga krahu tjetër Suedia po kryeson me 4 pikë grupin, ndërsa zhgënjimi më i madh është Spanja me vetëm 2 pikë të grumbulluara. Por shumë kritika ka edhe për Poloninë që drejtohet nga trajneri i ri, Paolo Sousa. Ky i fundit ka marrë rezultate zhgënjyese që kur ka ardhur në drejtimin e Kombëtares, për të mos bindur në asnjë moment të vetëm.

Në Poloni janë të sigurt se nëse nuk do të arrihet kualifikimi përtej fazës së grupeve, shkarkimi do të jetë i menjëhershëm. Madje duke gjurmuar këtë situatë është përfolur edhe për kalimin e Sousës te Spezia në Itali. Një fitore e Suedisë do të ndryshonte edhe trajnerin e Polonisë, që do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit. Për trajnerin Reja kjo do të sillte me tepër vështirësi pasi do i duhej të studionte lojën e një tekniku që mund të zyrtarizohej dhe të debutonte kundër kuqezinjëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *