Nëse flasim për mbrojtësin shqiptar që ka qenë ylli kryesor në sezonin që lamë pas duhet të ndalemi me patjetër te Berat Gjimshiti. Futbollisti kuqezi ishte protagonisti kryesor i një tjetër sezoni fantastik për Atalantën, që është kthyer në ekipin më të bukur të Serisë A me trajnerin Gasperini.
Klubi nga Bergamo ka kujtuar së fundmi dy ndërhyjet vendimtare që nuk do të harrohen lehtë të Berat Gjimshitit. E para është largimi me vlerën e një goli të shënuar, teksa u kthye në makthin e Moratës. Për të vazhduar edhe me mbylljen që i bëri Lukakut në dy kohë, me sulmuesin më të mirë të Serisë A që u ndal nga mbrojtësi shqiptar edhe pse ishte përpara tij. Sikur të mos mjaftonte kjo Gjimshiti kishte pozicionimin e saktë edhe për goditjen e Martinez që topi të ndalej në këmbët e tij.
Ndërkohë Atalanta e ka publikuar këtë video me emërtimin: “Ti nuk kalon dot”, ndërsa si informacione shtesë për sezonin e kaluar të Berat Gjimshitit shkruan: “I gjithë pranishëm në Evropë dhe lojtari i dytë i yni për topat e rikuperuar, sezoni 2020-2021 i Berat Djimsiti përsëri u dominua nga besueshmëria: 46 ndeshje të luajtura në të gjitha garat (33 në Serie A TIM, 8 në UEFA Champions League, 5 në Coppa Italia) , 1 gol i shënuar dhe 3 asistime të siguruara. Ai është i vetmi lojtar i yni që nuk ka humbur as edhe një minutë në Champions League: tetë nga tetë paraqitje në garën evropiane. Dhe ai është lojtari i tretë në skuadër për ndeshjet e luajtura, i dyti për minutat e përgjithshme”, shkruhet në raportimin e Atalantës. /Sport Ekspres/
?????? ?????? ? Berat #Djimsiti
Affidabilità e solidità: Berat è stato un punto fermo della difesa nerazzurra! ???
Reliability and solidity: Berat was a constant presence in the Nerazzurri defence! ???? https://t.co/uHEKjU2e9x#GoAtalantaGo ??? pic.twitter.com/RC8dFoanSF
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) June 21, 2021