Gosens ishte ylli i Gjermanisë që e ndihmoi Kombëtaren e Lëv për të fituar ndaj Portugalisë në shifrat 4-2. Përfshirja e tij në 3 prej golave të realizuara dhe pa harruar realizimin e anuluar në nisjes e sfidës, e ka shndërruar në futbollistin më të përfolur të momentit. Gosens ka edhe një histori vërtet të veçantë teksa dëshironte që të ishte polic, si gjyshi i tij, por ku aplikoi në autoritetin rajonal Nordrehin-Westfalen, nuk do ta pranonin pasi këmbët e tij kishin gjatësi të ndryshme.
Më vonë, Robin Gosens u pranua në një rajon tjetër (Rheinland-Pfalz), por kishte nisur rrugëtimi në futbollin profesionist. Asnjë mundësi nuk i është dhënë në Bundesligë, ndërsa do t’i bashkohej ushtrisë së trajnerit Gasperini te Atalanta për më pak se 1 milion euro nga Heracles. Gjithashtu futbollisti 26-vjeçar po ndjek edhe një kurs në psikologji: “Kur lojtarët e tjerë shkojnë të merren me IPad, mua më pëlqen të lexoj librin”, do të shprehej Gosens për BILD. /Sport Ekspres/