Vllaznia mbyll testin e parë miqësor, shkodranët ndahen në paqe me kampionët e Malit të Zi

Vllaznia ka nisur përgatitjet për Kupat e Europës dhe sot ka zhvilluar testin e parë miqësor. Përballë në fushën e lojës kishin një ekip kampion, Buduçnostin. Këta të fundit sezonin që lamë pas ngritën lart trofeun e titullit kampion në Mal të Zi.

Ndeshja ka filluar vrullshëm për malazazët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 5 me anë të Mijoviç. Ndërkohë kuqeblutë janë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë, teksa në minutën e 67 Çoba barazon rezultatin. Vllaznia ndahet në paqe nga kjo miqësore, ku trajneri Brdariç ka pasur mundësinë të provojë sa më shumë lojtarë dhe të vlerësojë gjendjen e tyre fizike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *