Geraldo Bajrami është mbrojtësi që pritet të jetë e ardhmja e Kombëtares Shqiptare. Talenti kuqezi aktivizohet me Birminghamin U-23, ndërsa së fundmi ka festuar titullin kampion. Një arritje e madhe kjo në nisjen e karrierës së këtij lojtari që pritet të bëjë hapin e vërtetë për të treguar veten në nivelet edhe më të larta.
Aftësitë e tij i kemi parë më së miri edhe me Kombëtaren U-21. Bajrami duket lehtësisht që është i përgatitur në shkollën angleze të futbollit pasi fizikisht është thuajse i pakalueshëm. Gjithashtu edhe në luftën në ajër Geraldo është pikë kyçe për skuadrën dhe Kombëtaren kuqezi, me rrugën e shtruar që nis me një trofe. /Sport Ekspres/