Trajneri Reja ka folur sa i përket dy ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë Shqipëria kundër Uellsit dhe Çekisë. Tekniku i Kombëtares preku edhe çështjen Kamberi që është i mërzitur për shkakun e mungesës së aktivizimit. Kur flitet për Nedim Bajramin ka shpresë për fundin e lumtur.
“Kamberi? Mendoi se do të luante dhe ishte i bindur. Kjo pasi në stërvitje përgatisim skemat dhe mendoi se do të luante. Pastaj më tha se kishte probleme fizike. Nuk kishte qasje pozitive. E kam ndjekur në ndeshjet e fundit dhe nuk është si më parë. E kemi thirrur, por nuk kemi marrë përgjigje.
Për Bajramin do flasim në vijim. Dëshira e tij është e madhe për të ardhur këtu. Është nga më të mirët në Serie B. Ka aftësi të mira për të dribluar. I kalon lehtë kundërshtarët. Do ishte ideal për ekipin tonë. Dëshira është e madhe që të zgjidhet gjithçka dhe besoj se do jetë një fund i lumtur”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/