Shqipëria ka zbardhur listën sa i përket dy takimeve miqësore që do të zhvillojë në muajin qershor. Kuqezinjtë do të ndeshen fillimisht kundër Uellsit, për ta mbyllur me Republikën Çeke. Së fundmi është zbardhur edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga ana e trjanerit Reja për këto takime.
Ajo që vihet re është prezenca e paktë e mbrojtësave, duke pasur organikë të varfër në këtë drejtim. Sa i përket rikthimeve ajo që vihet re është ardhja e Bekim Balajt dhe sulmuesit të Tiranës, Taulant Seferit. /Sport Ekspres/