Dikur kritikohej Bunjaku se merrte të njohurit! Krelani gjen lojtarin që e menaxhon Shaland dhe e ftoi Kosova me vetëm 7 ndeshje

Gazetarja shqiptare e dedikuar për sportin në Kosovë dhe jo vetëm, Qeqa Krelani, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj faktit që Florian Hoxha është zgjedhur nga Përfaqësuesja U-21 për ndeshjet e ardhshme. Në “Transfermarkt” rezulton se Hoxha ka si agjent të tij, trajnerin e skuadrës A, Bernard Challandes. Kjo sipas saj shkatërron totalisht meritokracinë, pasi thjesht me njohje mund të thirresh nga Përfaqësuesja e Kosovës. Krelani ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shihet se Hoxha është klient i përzgjedhësit të Kosovës A, Bernard Challandes. Bashkangjitur kësaj fotoje, gazetarja ka vendosur dhe këtë shkrim:

“I ftuar tjetër për U-21 është Florian Hoxha. Me vetëm 7 paraqitje gjatë gjithë sezonit. Kur e sheh se kë ka menaxher? Trajnerin e Kosovës. Bravo. Jo se vetëm ne shqiptarët  marrim të njohurit pastaj”, shprehet Qeqa duke iu drejtuar kritikave kundër ish-trajnerit Albert Bunjaku në kohën e tij te Kosova, atëherë kur përfshiheshin shumë futbollsitë me mbiemër Bunjaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *