Zyrtare/ Pranoi ftesën edhe kur Kosova nuk ishte pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, lojtari shqiptar dorëhiqet nga dardanët

Pas Atdhe Nuhiut, tashmë edhe një tjetër lojtar ka vendosur të japë dorëheqjen nga ekipi përfaqësues i Kosovës. Anel Rashkaj ka njoftuar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin e tij social në “Facebook“ largimin nga dardanët.

Futbollisti 31-vjeçar ka qenë ndër të parët që i ka thënë “po“ Kosovës. Madje ka pranuar ftesën e tyre edhe kur nuk ishin të anëtarësuar në UEFA dhe FIFA. Në fillimet e tij Rashkaj ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në krahun e tij për dardanët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *