Juventusi do të përballet në ditën e sotme kundër Bolonjës. Bardhezinjtë kërkojnë fitoren dhe ndaljen e kundërshtarëve në mënyrë që të arrijnë në Champions League.
Por vendimi i papritur ka ardhur nga trajneri Pirlo me formacionin zyrtar. Kristiano Ronaldo është lënë në stol duke shkaktuar habinë më të madhe. Nga ana tjetër kjo shërben si një sinjal se Juventusi në sezonin e ardhshëm duhet të bëjë edhe pa të. /Sport Ekspres/