Trajneri i Bolonjës është epik, provokon sërish Juventusin: Isha në gjumë dhe pashë Dibalan duke goditur penalltinë, ndeshja ishte 0-0

Trajneri serb, Sinisa Mihajloviç parashikoi saktë arbitrin që do të gjykojë ndeshjen e fundit mes Bolognas dhe Juventusi, e cila ndikon drejtpërdrejtë në kualifikimin e Juventusit, nëse një prej Napolit apo Milanit gabon në sfidat përkatëse. Serbi tha se një prej arbitrave si Valeri apo Giacomelli do të ishte i pranishëm në fushë. Fakti është që Valeri do të jetë arbitri kryesor, ndërsa Giacomelli në VAR.

Po nuk përfundon me kaq. Mihajloviç ditën e sotme ka treguar një histori në formë humore ku parashikon dhe mënyrën e saktë se si do te përfundojë kjo ndeshje. “Mbrëmë isha në spital për të bërë një “Check up” dhe ata më vunë në gjumë. Ata më zgjuan pikërisht në momentin kur Dybala ishte duke goditur penalltinë dhe ndeshja ishte 0-0. Nuk e di çfarë ndodhi më pas. Mund të jetë dhe një shenjë……”- tha ndër të tjera Sinisa Mihajloviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *