Kandidati i qeverisë për president të FSHF-së? Duka e lë të nënkuptohet me ironi: Vetëm të ketë nivel gjatësie

Armand Duka ishte i ftuar në emisionin e transmetuar në “Vizon Plus“, “Armiku i Popullit“, ku ka folur rreth projekteve të FSHF-së. Gjatë intervistës është pyetur edhe në lidhje me eksperimentin e bërë në fundin e sezonit të shkuar, ku kanë transmetuar falas në faqen e ëeb-it të Federatës takimet e Superiores pas mospagesës së detyrimeve financiare nga “Digitalb“. Në lidhje me këtë temë, Duka lë të hapur se në të ardhmen gjërat mund të ndryshojnë sa i përket transmetimint.

Ndërkohë i pyetur për kandidatin që qeveria do i sjellë përballë në zgjedhjet e ardhshme të FSHF-së, presidenti i organizmit më të lartë të futbollit në Shqipëri lë të nënkuptojë se kundërshtari i tij pritet të jetë Erion Braçe.

“Është çështje komerciale. Ne i kemi shitur të drejtat e transmetimit kompanive të tjera. Ne mund të bëjmë ritransmetime dhe nuk është se nuk transmetojnë në faqen e FSHF-së. Transmetojmë shumë kompeticione të tjera, futbollin 9×9, futbollin e vajzave, futbollin e të rinjve. Ndërsa Kategoria Superiore është e kontraktuar. Por në të ardhmen mund edhe të ndryshojnë gjërat. Mund të heqim televizionet dhe të vazhdojmë me IPTV-të.

Kë do vëri përballë qeveria në zgjedhjet në FSHF? Qeveria mendon gjithmonë për më të mirën dhe rast pas rasti gjen kandidatët më të mirë të mundshëm. Vetëm të ketë një nivel gjatësie të paktën”, ka thënë ndër të tjera Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *