Vllaznia ka bërë sot surprizën e madhe, duke ulur nga froni Partizanin. Kuqeblutë triumfuan me shifrat 1-0 në “Air Albania” dhe marrin një trepikësh që i dërgon me pikë të barabarta me Teutën në krye të tabelës së klasifikimit. Ëndrra për titull kampion vazhdon deri në minutën e fundit dhe me një trajner me një mentalitet gjerman si Brdariç fjala dorëzim nuk ekziston.
Sponsori i klubit, Alban Xhaferi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social në “Facebook” një video nga festa me tifozët e pranishëm në “Air Albania”. Tomas Brdariç mbledh të gjithë skuadrën së bashku dhe mes lojtarëve të tij mban fjalimin e tij që elektrizon futbollistët.
Shanset janë aty për shkodranët pas kësaj fitoreje dhe Xhaferi nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Besa-besë, deri në fund besojmë. Se jemi Vllanzia, nuk dorëzohemi. Kthim në lavdi”, shkruan sponspori i kuqebluve bashkangjitur videos me momentet e festës pas fitores me Partizanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/