Sot është mbyllur një nga javët më vendimtare për sa i përket titullit kampion në Superiore. Partizani ka rrëshkitur atëherë kur dukej se e kishte gjithë fatin e sezonit në dorën e tij. Vllaznia e Brdariç fitoi me rezultatin 0-1, duke iu bashkuar Teutës në krye me 63 pikë, teksa këta të fundit u ndalën në një barazim 0-0 nga Laçi. Ndërkohë Skënderbeu i thotë lamtumirë frikës për rënien nga kategoria me triumfin 2-1 kundër Kukësit. Sa i përket takimeve të tjera, Kastrioti-Bylis dhe Apolonia-Tirana kanë përfunduar në barazim 1-1. Në përfundim të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.
Daja (Partizani): “E kam parë nja 30 herë deri tani rastin e penalltisë dhe nuk e di se ku e gjen kurajon arbitri që të japi një penallti të tillë. Në momente të tilla është i duhuri për të vendosur kampionatin. Në fund fare jemi mundur me një penallti inekziste. Fazën e fundit e kemi ndjerë goxha shpërblimin që kemi marrë nga pjesa e arbitrimit. Ndonjëherë gjërat duhen parë me gjakftohtësi, pasi kishim të bënim me një ndeshje me dozë të shtuar nga ana emocionale. Por të ikësh dhe të dorëzosh kampionatin me një penallti inekzistente nuk është e drejtë. Na janë mohuar gola në Fier, Durrës dhe në Elbasan. Jepet edhe një penallti këtu. Boll, sepse besoj që janë shumë raste dhe këto i kanë thënë specialistët e moviolës. Nuk e di cfarë emri ti vë këtij guximi të jashtëzakonshëm të Enea Jorgjit për të vendosur kampionatin. Do të ishim në vendin e parë, po mos jepej ajo penallti”.
Duro (Laçi): ““E kam thënë që do ketë surpriza javën e fundit. Mund të ishim ne kampionë. Surpriza e këtij kampionati është Vllaznia. Arritja e objetikivit na gëzon, por si erdhi puna, kishim kampionatin në dorë. Ai 2 pikësh që humbëm me Skënderbeun është i pafalshëm. Për Laçin mund të ishte një titull që nuk do të harrohej kurrë.
Kjo skuadër më bën krenar, sepse kampionati që kemi bërë ka qenë i pastër dhe çdo gjë e kemi marrë me djersë. Kemi lënë mbrapa disa skuadra që kanë shpenzuar shumë dhe nuk janë fare as në Kupat e Europës. Sot do ishim ne kampionë nëse do të shënonte Harmon. Ka edhe pishmane, por kështu është futbolli. Java e fundit them që s’do ketë surpriza. Po të fitonim sot do ishim ne kampionë. E kam marrë 9 pikë më pak nga Vllaznia dhe isha pretendent për kampion deri më sot”.
Martini (Teuta): “Vllaznia dhe Laçi janë skuadra shumë të forta për goleada. Ne luajmë me Apoloninë, e cila është e rënë nga kategoria dhe nuk ka motivimin për të vazhduar. Do e kemi më të lehtë. Me shënimin e golit nga Vllaznia, kemi futur mbrojtësa për të ruajtur rezultatin. Sot jam i gëzuar dhe kam shumë emocione. Ata lojtarë që kanë fituar Kupë dhe Superkupë tani janë afër kampionatit. I përgëzoj dhe jam krenar për ta.
Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë. Karma kthehet. Partizani sado që i iku ambulanca, sado që shpëtoi Kamza dhe ra Vllaznia nga kategoria, karma ndonjëherë të kthehet. Kam hedhur një status që jeta vazhdon”. Halit Delibashi-Sport Ekspres/