“Sot do kishim qenë ne kampionë“, Duro krenohet me veten: E mora 9 pikë më pak Vllaznisë dhe isha pretendent

Sot është mbyllur një nga javët më vendimtare për sa i përket titullit kampion në Superiore. Partizani ka rrëshkitur atëherë kur dukej se e kishte gjithë fatin e sezonit në dorën e tij. Vllaznia e Brdariç fitoi me rezultatin 0-1, duke iu bashkuar Teutës në krye me 63 pikë, teksa këta të fundit u ndalën në një barazim 0-0 nga Laçi. Ndërkohë Skënderbeu i thotë lamtumirë frikës për rënien nga kategoria me triumfin 2-1 kundër Kukësit. Sa i përket takimeve të tjera, Kastrioti-Bylis dhe Apolonia-Tirana kanë përfunduar në barazim 1-1. Në përfundim të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.

Duro (Laçi): ““E kam thënë që do ketë surpriza javën e fundit. Mund të ishim ne kampionë. Surpriza e këtij kampionati është Vllaznia. Arritja e objetikivit na gëzon, por si erdhi puna, kishim kampionatin në dorë. Ai 2 pikësh që humbëm me Skënderbeun është i pafalshëm. Për Laçin mund të ishte një titull që nuk do të harrohej kurrë.

Kjo skuadër më bën krenar, sepse kampionati që kemi bërë ka qenë i pastër dhe çdo gjë e kemi marrë me djersë. Kemi lënë mbrapa disa skuadra që kanë shpenzuar shumë dhe nuk janë fare as në Kupat e Europës. Sot do ishim ne kampionë nëse do të shënonte Harmon. Ka edhe pishmane, por kështu është futbolli. Java e fundit them që s’do ketë surpriza. Po të fitonim sot do ishim ne kampionë. E kam marrë 9 pikë më pak nga Vllaznia dhe isha pretendent për kampion deri më sot”.

Martini (Teuta): “Vllaznia dhe Laçi janë skuadra shumë të forta për goleada. Ne luajmë me Apoloninë, e cila është e rënë nga kategoria dhe nuk ka motivimin për të vazhduar. Do e kemi më të lehtë. Me shënimin e golit nga Vllaznia, kemi futur mbrojtësa për të ruajtur rezultatin. Sot jam i gëzuar dhe kam shumë emocione. Ata lojtarë që kanë fituar Kupë dhe Superkupë tani janë afër kampionatit. I përgëzoj dhe jam krenar për ta.

Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë. Karma kthehet. Partizani sado që i iku ambulanca, sado që shpëtoi Kamza dhe ra Vllaznia nga kategoria, karma ndonjëherë të kthehet. Kam hedhur një status që jeta vazhdon”. Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *