“Të ishte djali im, e lija pa ngrënë”! Murinjo mbron lojtarin dhe sulmon kolegun: Babai i Son më i mirë se Solskjaer

Shumë polemika kishte edhe në përballjen mes Totenhemit dhe Manchester United që përfundoi në shifrat 1-3. Një gol u anulua për djajtë e kuq në minutën e 35 pasi Mc Tominay i dha shuplakë të lehtë lojtarit kundërshtar, Son.

Trajneri Solskajer do të shpërthente në konferencën për shtyp kundër futbollistit të Totenhem: “Nëse do të ishte djali im kështu që të shtrihej për tre minuta dhe të donte dhjetë njerëz për ta ngritur në një rast të tillë, nuk i jepja që të hante”.

E kur trajneri Murinjo është informuar nga gazetarët për këtë koment të kolegut të tij, portugezi ka ditur që të jap përgjigjen e duhur. “Son ka fati që të ketë një baba më të mirë se është Solskjaer. Babai duhet ta ushqejë gjithmonë djalin, nuk ka rëndësi se çfarë bën djali”, u shpreh Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *