VIDEO/ “Ishte apo jo penallti?”, trajneri i Barcelonës braktis intervistën nga mevrikosja me gazetarin

Real Madrid-Barcelona ishte një ndeshje direkte për titullin kampion dhe në fund ishin madrilenët që dolën me tri pikë nga Santiago Bernabeu. Rezultati përfundoi me shifrat 2-1 dhe tashmë skuadra e Zinedin Zidane ndodhet përkohësisht në vendin e parë.

Ashtu si në sfidat e mëparshme dhe El Classico e djeshme kishte mjaft polemika.
Mendy shkaktoi një ndërhyrje të dyshimtë ndaj Braithëaite, por arbitri pasi e pa me VAR aksionin vendosi të mos ta akordonte penalltinë. Kjo solli frustrimin e të gjithë tifozëve të Barcelonën si dhe të trajnerit Koeman që u fut në fushë për të kërkuar llogari tek arbitri.

Por nuk mjaftoi me kaq dita negative për trajnerin hollandez. Pas përfundimi të sfidës, Koeman dha një intervistë dhe teksa gazetari nuk pranoi që të jepte verdiktin nëse ishte penallti apo jo, trajneri u largua i inatosur duke ndërprerë intervistën.

“Në pjesën e parë nuk ishim mirë. Në të dytën u përmirësuam ndjeshëm. Thjesht kërkoj nga gjyqtarët që të japin në mënyrë të drejtë vendimet. Ishte penallti, ishte shumë e qartë”, tha i nervozuar Koeman.  /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *