Endri Çekiçi ka festuar për golin e dytë që u realizuar nga Ankaragucu në përballjen kundër Genclerbirgligi. Në minutën e 70 të takimit një pasim i bukur do të vinte nga mesfusha për futbollistin shqiptar.
I gjendur përballë portierit, Çekiçi ka dështuar me tentativën e parë. Më pas topi i devijuar nga portieri do të përfundonte në këmbën e mbrojtësit kundërshtar, Arda Kizildag që përfundon autogolin spektakolar. Çekiçi feston, por merita nuk ishte vetëm e tij… /Sport Ekspres/
Gooooooooooollllll ?? ENDR? CEK?C? pic.twitter.com/6Q5xRO2y7K
— Adem (@Adem191023) April 11, 2021