Patrick Eze është golashënuesi më i mirë te Kukësi dhe ka arritur që të tund 12 herë rrjetën në Superiore për këtë sezon. Në ditën e sotme ky sulmues do të shënonte dopietë në fitoren kundër Kastriotit që u arrit në shifrat 0-3.
Menjëherë pas ndeshjes lojtari nigerian ka zhvilluar intervistën për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Eze ka thënë se nuk i pëlqen trafiku i Tiranës dhe se shikon larg për të ardhmen e tij, që të ketë mundësinë për të luajtur në kampionatet e njohura në Europë.
Kur është pyetur nga gazetari Sulçe në lidhje me Kombëtaren, Eze u shpreh se nuk ka përfaqësuar kurrë Nigerinë, por do ta pranonte ftesën e Shqipërisë nëse do t’i vinte ftesa. /Sport Ekspres/