Në ditën e sotme është luajtur përballja kundër Gabalës dhe Neftçi Baku që ishte e vlefshme për javën e 22 të kampionatit elitar në Azerbajxhan. Kjo përballje ishte e veçantë pasi kishim edhe një derbi mes ish-lojtarëve të Superiores.
Goxha dhe Xhejms Adeni nga njëri krah dhe Bruno Telushi në tjetri. Dy të parët kanë arritur që të realizojnë për ekipin e tyre, teksa Gabala dhe Neftchi Baku e mbyllën në barazimin 2-2. Goli i parë për Gabalën erdhi nga Xhejms që tregoi gjithë klasin e tij me gjysmë-rroveshatën.
Menjëherë Goxha shkoi për ta përgëzuar dhe dy ish-futbollistët e Superiores festuan me shqiponjë. Megjithatë për futbollistin shqiptar kishte edhe një tjetër festë për të mbyllur, por këtë herë për golin personal. Pas një goditje këndit Goxha tundi rrjetën me kokë duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Gabalës, përpara se shifrat të shkonin në 2-2. /Sport Ekspres/