Kryesfida e kësaj jave të Superiores ishte përballja mes Laçit dhe Vllaznisë. Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 0-0. Shkodranët e nisën me marsh të pestë teksa Sise mund të dërgonte ekipin e Brdaric në avantazh, por portieri i Lacit ishte i saktë në reagimin e tij.
Vllaznia e kërkoi më shumë golin në pjesën e parë, e në të dytën tabloja i përkiste kurbinasve. Harmon do të gabonte tërësisht me shenjëstrimin në minutën e 50 duke e dërguar topin shumë larg portës, megjithëse kishte shansin e artë për të kaluar Laçin në avantazh. E teksa kurbinasit përplasën brirët me Vllazninë për paqen, Teuta përfitoi nga krahu tjetër duke mundur Apoloninë me golat e Vilës dhe Bregut.
Laçi-Vllaznia 0-0
Laçi: Sherri, Marku, Malota, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Xhixha, Harmon
Trajner: Shpëtim Duro
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Sise
Trajner: Thomas Brdaric
Apolonia-Teuta 0-2 Lorenzo Vila 20′, Bregu 55′
Apolonia: Harizaj, Diop, Sota, Repaj, Haxhiu, Shanaj, Smaçi, Zoga, Mihana, Levendi, Vasili
Trajner: Fabricio Kamarata
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi
Trajner: Edi Martini